Import & Eksport
Evergreen Healthcare Albania është e specializuar në import – export të një game të gjerë produktesh ku përfshihen shtesa ushqimore dhe produkte të kujdesit personal, tregtim i materialeve e pajisjeve mjeksore higjeno-kozmetike, aparateve mjeksore, ushqime per fëmijë, tregtim me shumicë e pakicë të lëndëve të para.
Marketing & Distribucion
Shërbimet tona të marketingut tek profesionistët e kujdesit shëndetësor por jo vetëm dhe distribucionit në nivel lokal por edhe jashtë saj promovojnë vlerat tona si një kompani që synon të përmirësojë shëndetin dhe mirëqenien e klientëve tanë në mënyrë të qëndrueshme dhe inovative.
Konsulencë legale & Përfaqësim
Shërbimet tona të konsulencës legale përfshijnë këshillim në lidhje me rregulloret dhe ligjet e aplikueshme në fushën e shëndetit dhe mirëqenies, si dhe përfaqësim në proceset administrative dhe ligjore. Ne punojmë ngushtë me klientët tanë për të kuptuar nevojat e tyre të veçanta dhe për të ofruar zgjidhje të personalizuara dhe efikase.
Thuaj po,
jeto më mirë,
zgjidh me kujdes,
zgjidh cilësinë,
nga Evergreen!
Rreth Evergreen Albania
Ne jemi Evergreen, një skuadër e vogël profesionistësh të përkushtuar që besojmë tek aftësitë dhe puna jonë. Jemi të përkushtuar & të devotshëm të krijojmë një histori suksesi, që do të jetë shembull për të Tjerë që besojnë njëlloj si Ne!
Anëtarë Skuadre
Klientë të Kënaqur
Çfarë bëjmë…
Evergreen është kompani inovative dhe pionier në fushën e shëndetësisë dhe mirëqenies. Ne kemi një angazhim të përhershëm për të sjellë produkte të cilësisë së lartë dhe shërbime inovative për të përmirësuar jetën e klientëve tanë. Nëpërmjet këtij angazhimi të vazhdueshëm ne synojmë të ndërtojmë një komunitet të shëndetshëm dhe të lumtur për të gjithë.
Vite në Treg
Produkte
E fundit por jo vetëm kaq…
Evergreen ofron shërbime konsulence ligjore e asistencë në fushën e shëndetësisë për sektorin publik e privat. Kjo mund të përfshijë këshillim mbi rregullat dhe udhëzimet e sigurisë për produktet, informacionin e nevojshëm për regjistrimin e produktit në institucionet kompetente, si dhe këshillim për përputhshmërinë e produkteve me ligjet dhe rregullore të zbatueshme në fushën e shëndetit.