A e dini se 1 në 10 individë mund të zhvillojë gurë në veshka përgjatë jetës?
5 mënyra parandalimi të gurëve në veshka:
- Mos e nënvlerëso djersitjen e tepërt. Palestrat, saunat, aktivitetet fizike nga më të ndryshmit janë të dobishme për shëndetin, por ato mund të çojnë në krijimin e gurëve në veshka. Si? Humbja e ujit nëpërmjet djersitjes (nga aktivitetet fizike apo nga nxehtësia e stinës së verës) çon në prodhim më të ulët të urinës. Sa më shumë djersitni, aq më pak urinoni. Kjo lejon që mineralet gurëformuese të bashkohen dhe lidhen në veshka dhe traktin urinar.
Çfarë të bësh: Hidratohu me ujë. Një nga masat më të mira për evitimin e krijimit të gurëve në veshka është të pini sa më shumë ujë. Kështu do të urinoni më shumë. Sigurohuni që të keni gjithmonë ujë, sidomos gjatë ushtrimeve fizike apo aktiviteteve të ndryshme ku djersitja është e madhe.
- Nuk ndikon vetëm oksalati. Çfarë oksalati? Oksalati gjendet në shumë ushqime; fruta, zarzavate, fara dhe fruta të thata, legume, çaj dhe çokollatë. Nivele të larta të oksalatit përmbajnë kikirikët, spinaqi, rrepa, çokollata dhe patatet e ëmbla. Ngrënia e moderuar e këtyre ushqimeve vlen për individë që kanë tendencë të zhvillojnë gurë me bazë oksalatkalciumi. Mendimi se të ushqyerit me ushqime që nuk përmbajnë oksalate nuk krijon gurë renalë është i gabuar. Ndërsa teorikisht mund të jetë e vërtetë, ky mendim nuk është i goditur parë nga perspektiva shëndetësore. Shumica e gurëve në veshka formohen kur oksalati lidhet me kalciumin gjatë prodhimit të urinës nga veshka. Si mendoni, a do jetë më mire që kalciumi dhe oksalati të lidhen në stomak dhe zorrë?
Çfarë të bësh: Ha dhe pi ushqime të pasura me kalcium dhe oksalate së bashku gjatë vaktit. Duke vepruar kështu, kalciumi dhe oksalati lidhen në stomak dhe zorrë para se të arrijnë në veshka duke shmangur kështu krijimin e gurëve.
- Armiku nuk është vetëm kalciumi. Me shumë gjasa nga vetë emri, shumë janë të mendimit se kalciumi është shkaktari kryesor tek gurët me bazë oksalatkalciumi. Ka shumë pacientë që habiten se si u janë krijuar gurë përsëritës edhe pse kanë ndërprerë ushqimet e pasura me kalcium. Ka dhe mjekë që këshillojnë pacientët e tyre të reduktojnë marrjen e kalciumit. Një dietë e varfër me kalcium në fakt rrit riskun e zhvillimit të gurëve në veshka.
Çfarë të bësh: Mos redukto kalciumin. Mendo të reduktosh natriumin (kripën) në dietë dhe të ushqehesh njëkohësisht si me ushqime me përmbajtje oksalati, ashtu edhe me ato me përmbajtje kalciumi.
- Nuk ka vetëm një dhe kaq. Dalja e gurit nga veshka shpesh përshkruhet si eksperienca më e dhimbshme që një person mund të ketë kaluar, por fatkeqësisht, kjo nuk ndodh vetëm një herë. Studimet tregojnë që edhe pse mund të ketë vetëm një gur, shanset për të pasur një tjetër më vonë janë të mëdha. Shumë individë janë gati të bëjnë gjithçka që vetëm kjo mos të ndodhë përsëri. Individët me kalkuloza jo gjithmonë ndjekin këshillat e nefrologëve dhe urologëve. 15% e pacientëve nuk marrin mjekimin, 40% e tyre nuk ndjekin këshillat e ushqyerjes.
Çfarë të bësh: Vepro! Pa mjekimet e duhura dhe përshtatjet e dietës, formimi i gurëve rikthehet dhe kjo mund të jetë një shenjë e ndërlikimeve të tjera.
- Jo të gjithë gurët krijohen njësoj. Përveç gurëve me bazë oksalatkalciumi, një tjetër lloj guri është edhe ai me bazë acidi urik. Mishi i kuq, mishi i organeve të brendshme kanë përqëndrime të larta të një përbërësi kimik të quajtur purinë. Marrja e sasive të mëdha të purinës çon në prodhim të tepërt të acidit urik. Veshkës i duhet të ekskretojë sasi më të mëdha të acidit që do të çojë në uljen e pH të urinës, që do të thotë urina është më acidike. Përqëndrimi i lartë acidik në urinë e bën më të lehtë krijimin e gurëve me bazë acidi urik.
Çfarë të bësh: Për parandalimin e këtyre gurëve, mos konsumo ushqime me përmbajtje të lartë purinash si mishi i kuq, mishi i organeve të brendshme dhe ndiq një dietë të shëndetshme me fruta, zarzavate, drithëra dhe produkte me përmbajtje të ulët yndyrnash. Redukto sheqerin dhe pijet me sheqer. Redukto alkoolin sepse alkooli rrit nivelet e acidit urik në qarkullimin e gjakut. Reduktimi i proteinave shtazore dhe konsumimi i më shumë frutave dhe zarzavateve ndihmon në uljene e aciditetit të urines dhe si rrjedhojë shansi për t’u formuar guri do të jetë i ulët.
Cystone™ ndihmon në espulsin, shkrirjen e gurëve në veshka nga trakti urinar. Cystone™ parandalon rikrijimin e tyre pas litotripsisë apo ndërhyrjeve kirurgjikale në veshka. Cystone™ indikohet në kristaluri, si ndihmës në infeksionet kronike të traktit urinar, uretriti jospecifik ku përfshihet disuria (urinim i dhimbshëm apo prezenca e gjakut në urinë), djegie e urinës dhe hiperuricemi (guta).