Hemorroidet, pohimet e sakta dhe të pasakta rreth tyre

Hemorroidet, shkaqet e tyre:

Edhe pse shumica e pacientëve diagnostikohen me hemorroide pas moshës 30 vjeç, e vërteta është se hemorroidet janë të përhapura më shumë nga ç’mendojmë. Shkaqet kryesore të kësaj gjendje janë:

  • Konstipacioni kronik
  • Diarrea kronike
  • Shtatzania dhe lindja
  • Obeziteti
  • Të ulurit për një kohë të gjatë
  • Ngritja e peshave të rënda
  • Mosha

Më poshtë janë renditur disa pohime të sakta dhe të pasakta rreth tyre:

  • E pasaktë: -Mjafton të shfaqen njëherë hemorroidet, dhe ato do të jenë një problem që do të ripërsëritet gjithmonë.

E saktë: Kjo nuk ndodh gjithmonë, veçanërisht tek personat që zhvillojnë hemorroide për shkak të një situate të përkohshme si shtatzania, lindja apo shtrëngimi për stimulimin e zbrazjes së zorrës etj. Shumica e trajtimeve të hemorroideve janë efikase, por për të parandaluar përsëritjen e tyre duhet të kemi një dietë të pasur me fibra, fruta dhe shumë lëngje për zbutjen e feçeve.

  • E pasaktë: Vetëm të moshuarit zhvillojnë hemorroide.

E saktë: Edhe pse është e vërtetë se rreth gjysma e individëve kanë zhvilluar hemorroide në moshën 50 vjeçare, mosha e madhe nuk është shkaku kryesor i hemorroideve. Faktorë risku të tjerë janë shtatzania, konstipacioni kronik (kapsllëku), obeziteti etj. Individët e moshuar që kanë tendencë të zhvillojnë hemorroide duhet të ndjekin disa hapa të thjeshtë: të paktën 8 gota ujë në ditë, dietë e pasur me fibra dhe fruta, zarzavate, drithra, shmangia e pozicioneve ulur për një kohë të gjatë, shtrëngime të panevojshme, pesha të rënda etj.

  • E pasaktë: -Hemorroidet nuk janë të shpeshta dhe kaq të sikletshme.

E saktë: Në fakt, hemorroidet janë të shpeshta si në burra, ashtu edhe në gra, dhe gati gjysma e njerëzve zhvillojnë hemorroide gjatë jetës së tyre. Hemorroidet janë shumë të sikletshme dhe të dhimbshme.

  • E pasaktë: -Hemorroidet janë të vështira për t’u trajtuar.

E saktë: Ka shumë mënyra për të trajtuar hemorroidet, nga ato minimale në kushte shtëpiake deri tek mjekimet efikase apo dhe procedurat kirurgjikale. Të gjitha trajtimet me barna janë relativisht të lehta dhe pa dhimbje.

  • E pasaktë: -Hemorroidet rrisin riskun e kancerit kolonorektal.

E saktë: Nëse një person dyshon se ka hemorroide, është shumë e rëndësishme një vizitë tek mjeku për të përjashtuar çdo ndërlikim serioz. Megjithatë, zhvillimi i hemorroideve në asnjë mënyrë nuk është tregues i një risku për kancer.

  • E pasaktë: -Ata që kanë dietë të pasur me fibra nuk duhet të shqetësohen për hemorroidet.

E saktë: Edhe pse konsumi i fibrave është një nga mënyrat e parandalimit të zhvillimit të hemorroideve, ajo nuk është e vetmja mënyrë. Zakonet e përdorimit të tualetit influencojnë shumë në zhvillimin e hemorroideve. Shmang qëndrimin ulur për një kohë të gjatë në tualet, shtrëngimin gjatë defekimit etj. Përveç konsumit të fibrave, 8 gota ujë në ditë janë thelbësore.

Trajtimi i hemorroideve dhe variçeve me Pilex

Kombinimi i Pilex tableta dhe Pilex pomadë redukton me efikasitet përmasat hemorroidale, përmirëson simptomat (dhimbje, gjakrrjedhje, prurit), si dhe korigjon konstipacionin kronik që shpesh
shoqëron rastet hemorroidale. Mekanizmi i veprimit të Pilex tableta dhe pomadë është kompleks. Ekstraktet bioaktive të Pilex shfaqin
veti të fuqishme anti-inflamatore dhe analgjezike. Vetitë antioksidante mbrojnë nga dëmtimi i radikaleve të lira si dhe tonifikojnë paretet venoze. Bioflavonoidet (rutina, kuercetina, hesperidina) të kombinuara me vitaminën C ruajnë strukturën normale të kolagjenit, forcojnë tonusin e pareteve venoze dhe rregullon përshkueshmërinë kapilare. Veprimi antibakterial parandalon infeksionet, kurse veprimi hemostatik ndihmon në ndalimin e hemorragjive hemorroidale. Veprimi antihistaminik redukton pruritin rreth anusit, ndërsa veprimi cikatrizues përshpejton shërimin. Veprimi laksativ i përbërësve korrigjon konstipacionin kronik të lidhur me hemorroidet.

Dhjami visheral dhe ndërlikimet shëndetësore; benefitet e Liv.52

Ndihesh sikur ke shtuar ca kile rreth belit? Faji i konsumit të tepërt të mishit, vezës apo vajit të palmës? Ndodh tek shumica jonë. Por dhjamosja visherale apo dhjami rreth belit (insulina është shkaku kryesor) nuk ka të bëjë vetëm me rrobat e stinës apo thjesht ca kile më tepër; ajo mund të jetë simptoma i një problemi shëndetësor të fshehur. Vlerat e larta të glukozës në gjak, presionit të gjakut, kolesteroli dhe trigliceridet (profili metabolik) tregon për shenjat e diabetit dhe risk të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare. Në shumë raste, individët me këto shenja nuk e dinë gjendjen e tyre. Këta individë mund të kenë dhe shenja të pllakave aterosklerotike në arteriet e qafës dhe aortës abdominale, të cilat rrisin riskun e atakut kardiak dhe “goditjes në tru”. Por jo vetëm kaq, dhjami visheral lidhet ngushtë edhe me apnenë e gjumit, gutën, tromboza e venave të thella, osteoartriti, infeksione mykotike, sëmundje të lëkurës dhe probleme neurologjike. Ndërsa dhjami visheral është një problem për të dy gjinitë, femrat kanë tendencën të grumbullojnë më shumë masë dhjamore rreth belit sesa burrat. Kjo rritet më shumë në moshat mesatare gjatë fazë së menopauzës.
Për të shkëputur lidhjen insulinë- dhjamosje visherale, duhet të ndryshojmë sjelljen e të ushqyerit. Nëpërmjet ushqyerjes duhet të vendosim ekuilibrin hormonal ndërmjet insulinës, GH (hormoni i rritjes), IGF1 dhe kortizolit. Të ushqyerit funksional e sheh ushqimin si instrument parandalues, terapeutik por edhe shërues, që në një farë mënyre as mjekësia moderne me barnat e saj allopatike nuk mund t’a bëjnë.
Lajmi i mirë? Mund t’a fitojmë betejën; të ushqyerit në ekuilibër, ushtrime fizike, gjumë të shëndetshëm dhe sa më pak stres.

Bimët mjekësore tek formula e Liv.52; çikorja, njëmijëfletëshi, arjuna, capparis shfaqin veti të fuqishme hepatoprotektive, rivendosin funksionin fiziologjik të heparit, stabilizojnë proceset metabolike dhe ndalojnë akumulimin e masës dhjamore duke normalizuar kolesterolin dhe trigliceridet. Liv.52 rrit albuminën në serum e cila mbron mëlçinë, ka veprim stabilizues të kolesterolit dhe ndihmon në ruajtjen në vlera normale të kolesterolit, lipoproteinave, fosfolipideve dhe triglicerideve.

Infertiliteti në çift

Të kesh një fëmijë nuk është gjithmonë e lehtë për një çift. Ju ngjan nganjëherë sikur partneri nuk është  e njëjta grua që keni njohur më parë? Ju ngjan e fiksuar pas diçkaje? Preket shpejt? Gjithmonë e mërzitur? E inatosur? Mos u mërzit, gjithçka është normale!

Nëqoftëse do të këshilloheshit nga një specialist, padyshim që ai do t’ju konfirmonte se reagimi ekstrem i saj është krejt normal. Zakonisht gratë e përjetojnë më keq sesa burrat. Burrat me shumë gjasa mërziten më tepër për gratë e tyre sesa infertiliteti në vetvete.

Gratë që përjetojnë rastet e infertilitetit shpesh fiksohen tërësisht tek një shtatzani e mundshme. Eshtë gjëja e parë që mendojnë kur ngrihen në mëngjes dhe e fundit kur bien në shtrat në darkë. Kanë vështirësi të përqëndrohen në punë, vështirësi të qetësohen dhe të flenë. Shpesh qajnë dhe janë me humor të keq. Mund të përjetojnë xhelozi të pashpjegueshme apo fyejnë gra të tjera shtatzana apo me fëmijë. Shpesh izolohen nga shoqëria për të shmangur këto ndjenja jo të këndshme. Gratë që luftojnë me rastet e infertilitetit shpesh humbin dëshirën dhe interesin në aktivitete të ndryshme që më parë i preferonin dhe fillojnë të shfaqin simptomat e ankthit dhe depresionit.

Burrat që kanë të bëjnë me këto gra shpesh janë të papërgatitur nga këto reagime. Ata supozojnë se kjo është një shenjë që diçka nuk po funksionon me partnerin e tyre dhe kanë frikë se gruaja që kanë njohur më parë nuk do të rikthehet. Shpesh nuk e kuptojnë pse partneri është kaq i mërzitur për diçka që është jashtë kontrollit të saj. Burrat nuk e kuptojnë pse partneri I tyre nuk gëzohet asnjëherë për sukseset e të tjerëve. Për të kontrolluar situatën në “mënyrën më të mirë të mundshme”, ata ngushëllojnë partnerin me një “gjithçka do shkojë MIRE”. Por në fakt ata nuk janë të sigurtë sesi kjo do shkojë kaq mirë, gjë që e fut partnerin në një izolim më të thellë.

Në fakt, burrat nuk mund t’a “ndreqin” këtë problem. Nuk ka garanci për këtë. Madje dhe mjekët dhe teknologjia më e mirë nuk jep garanci. Eshtë kjo pasiguri që e bën gruan të ndihet e frikësuar, plot ankth dhe e pasigurtë. Ajo që duan gratë është miratimi i ndjenjave të tyre. Ajo që është tejet e rëndësishme; të pranosh sesi ndihet partneri dhe të jesh pranë tij në këto momente.

Për gjithë të tjerat ka zgjidhje. Speman u jep shpresë çifteve me raste të infertilitetit dhe oligospermisë.

Speman është një formulim fitofarmaceutik që përshkruhet kryesisht për trajtimin e oligospermisë dhe infertilitetit. Speman përmirëson nivelet hormonale të LH dhe FSH dhe mban në nivelet e duhura qelizat basofile në hipofizë.

 

Mëlçia dhe disa barna që rritin nivelet enzimatike

Me një peshë prej gati 1.5 kilogramësh, hepari (mëlçia) është një nga organet më të mëdha dhe më rëndësishme në trupin tonë. Mëlçia kryen mbi 500 funksione. Mëlçia depoziton minerale, vitamina dhe ndërton proteina të reja kur është e nevojshme. Gjithashtu prodhon dhe lëngun biliar që ndihmon në procesin e zbërthimit të yndyrnave. Mëlçia është organi përgjegjës për zbërthimin e ingredientëve terapeutikë në mënyrë që të përthithen me shpejtësi nga trupi. Roli mbështetës që ka ky organ ndihmon në formimin e mpiksjes së gjakut, e rëndësishme për ndalimin e hemorragjisë nga dëmtimet e ndryshme. Interesant është fakti që mëlçia ka aftësinë të rigjenerojë vetveten plotësisht.
Megjithatë, stili i jetesës dhe gjendjet shëndetësore të ndryshme mund të kompromentojnë funksionet e mëlçisë. Konsumi i alkoolit mund të çojë në tre gjendje serioze për mëlçinë – cirrozë, hepatitis alkoolik dhe dhjamosja e mëlçisë. Kjo e fundit mund të shkaktohet edhe si pasojë e obezitetit. Tymrat toksikë nga bojrat, aerosol të ndryshëm etj, depërtojnë në trup nga mikrovazat e mushkërisë dhe nëpërmjet qarkullimit të gjakut kalojnë në mëlçi, ku mund të shkaktojnë dëmtimin e saj.
Por ajo që neglizhohet shpesh është edhe përdorimi pa kriter i disa barnave, mosinformimi korrekt për to, dhe përdorimi i njëkohshëm me alkoolin.

Shumica e barnave që përshkruhen nga mjeku janë të sigurta në dozat e rekomanduara. Shumë nga këto barna kërkojnë analiza periodike dhe të vazhdueshme të funksionit hepatik, disa para se të përshkruhet bari, dhe disa të tjerë para dhe gjatë trajtimit. Hepari (mëlçia) është organi përgjegjës për përthithjen, zbërthimin, aktivizimin dhe eliminimin e ingredientëve terapeutikë nga organizmi. Zakonisht, kur barnat shkaktojnë rritje të niveleve enzimatike (tregues i dëmtimit dhe inflamacionit të heparit), ndërprerja e mjekimit me këto barna rezulton me uljen e niveleve enzimatike.

Shenjat, simptomat dhe vlerat jonormale të analizave në sëmundjet hepatike zhvillohen kur barnat dëmtojnë mëlçinë dhe kompromentojnë funksionin normal të saj. Çrregullimet hepatike të induktuara nga barnat janë të ngjashme nga ato të shkaktuara nga agjentë të tjerë si: viruset dhe sëmundjet imunologjike. Psh. Hepatiti i induktuar nga barnat është i ngjashëm me hepatitin viral; të dyja rastet shkaktojnë rritje të niveleve enzimatike aspartate amino transferazës (AST) dhe alanine aminotrasferazës (ALT), si dhe anoreksi (humbje të oreksit), lodhje dhe nausea (ndjesi për të vjellë). Kolestaza e induktuar nga barnat (kompromentimi i rrjedhjes së lëngut biliar që shkaktohet nga dëmtimi i duktusit biliar) imiton kolestazën e sëmundjes hepatike autoimune. Kjo rezulton me rritjen e niveleve të bilirubinës (shkakton verdhëzën) dhe alkaline fosfatazës në gjak, si dhe shkakton të kruara të trupit.

Disa nga barnat që përshkruhen që rritin nivelet enzimatike, tregues të inflamacionit dhe dëmtimit hepatik.

Statinat apo inhibitorët e HMG-CoA reduktazës, janë barna që ulin kolesterolin; lovastatin, atorvastatin, simvastatin, fluvastatin etj. Kjo klasë barnash mund të rrisë nivelet e transaminazave. Para se mjeku të përshkruajë një statinë, duhet të sigurohet që vlerat enzimatike të jenë në normë. Testi i enzimave hepatike duhet të bëhet periodikisht. Statinat kanë potencialin të rrisin nivelet enzimatike, tregues të dëmtimeve hepatike.
Tetraciklinat janë barna që përdoren në pacientë të prekur nga gonorrhea dhe sifilizi të cilët janë alergjikë ndaj penicilinës si dhe në infeksione të shkaktuara nga nga baktere si Mycoplasma, Chlamydia dhe Rickettsia. Grupi i tetraciklinave përfshin tetraciklinën, doksiciklinën, minociklinën etj. Këto barna mund të kompromentojnë funksionet hepatike, veçanërisht gjatë shtatzanisë.
Amiodaroni është antiaritmik që përdoret për manaxhimin e rrahjeve jo të rregullta të zemrës. Amiodaroni mund të shkaktojë fosfolipidozën. Fosfolipidoza është akumulimi i fosfolipideve apo yndyrës në qelizë. Shenja dalluese janë transaminazat e rritura. Analizat e funksionit hepatik duhet të monitorohen rregullisht.
Barnat antiepileptike: fenitoina, acidi valproik (Depakina), karbamazepina dhe fenobarbitali janë barna që përdoren për parandalimin dhe trajtimin e epilepsisë. Ato mund të çojnë në rritjen e niveleve enzimatike. Analizat e funksionit hepatik duhet të monitorohen periodikisht. Depakina kërkon që para se të fillojë mjekimi dhe në vazhdim të saj, të realizohen analizat e funksionit hepatik. Doza të reduktuara të Depakinës jepen kur ka kompromentim të heparit. Karbamazepina mund të rrisë potencialin e disa barnave të tjera, si psh. paracetamolit, që mund të çojë deri në toksicitet të heparit.
Barna të tjera: anti-inflamatorët jo-steroidë si ibuprofeni apo diklofenaku, mund të rritin nivelet enzimatike. Izoniazidi, nitrofurantoina, trimetoprim, hidralazina dhe kinidina, gjithashtu mund të rritin nivelet enzimatike. Kaptopril, lizinopril, enalapril, eritromicin, sulfonilureikët si glipiridi dhe glipizidi, sulfonamidet si sulfometoksazoli dhe sulfadiazina mund të shkaktojnë verdhëzën kolestatike që manifestohet me rritje të niveleve enzimatike.
Përdorimi i Liv.52 tabletë normalizon sistemin enzimatik, përmirëson asimilimin dhe funksionet hepatike. Liv.52 është një formulë fitoterapeutike, e studiuar gjerësisht që detoksifikon mëlçinë nga agjentë të ndryshëm potencialë; ku përfshihen toksinat mjedisore, toksinat nga barnat dhe ushqimet.

Mëlçia juaj, këshilla!

Me një peshë prej gati 1.5 kilogramësh, hepari (mëlçia) është një nga organet më të mëdha dhe më rëndësishme në trupin tonë. Mëlçia depoziton minerale, vitamina dhe ndërton proteina të reja kur është e nevojshme. Gjithashtu prodhon dhe lëngun biliar që ndihmon në procesin e zbërthimit të yndyrnave. Mëlçia është organi përgjegjës për zbërthimin e […]

Forco imunitetin e fëmijës tuaj

Tek fëmijët që sëmuren shpesh, imuniteti i dobët ndoshta është shkaku më i zakonshëm i mërzitjes tek prindërit. Disa foshnja të cilat janë lindur me imunitet të dobët dhe fëmijët që vazhdimisht ekspozohen nga infeksionet e fëmijëve të tjerë si në kopshte, shkolla etj kanë më shumë gjasa të sëmuren shpesh. Sistemi ynë imunitar është përgjegjës për mbajtjen nën kontroll të infeksioneve me natyrë bakteriale apo virale. Antitrupat e sistemit imunitar luftojnë dhe kundërshtojnë këto infeksione me sukses. Megjithatë, në rastet me imunitet të dobët, mikroorganizmat shumëfishohen dhe shkaktojnë sëmundje si gripi i zakonshëm, ethe, infeksione te traktit respirator etj.
Meqë shumica e sëmundjeve tek fëmijët vijnë nga faktorë të jashtëm, prindërit mund marrin disa masa të thjeshta për forcimin e imunitetit të fëmijëve të tyre.

3 hapa të thjeshtë për forcimin e sistemit imunitar

Një dietë e shëndetshme është e pazëvendësueshme për zhvillimin dhe përmirësimin e sistemit imunitar tek fëmijët.

  • Balanca ushqimore: Vakti i fëmijës tuaj duhet të ketë një balancë të llojeve të ndryshme të grupeve ushqimore (fruta, zarzavate, drithëra, qumësht, mish).
  • Varietete: Eshtë shumë e rëndësishme konsumi i llojeve të ndryshme ushqimore brenda një grupi (psh. lloje të ndryshme frutash, zarzavatesh etj.)
  • Moderimi: Konsumi ushqimor të kontrollohet, psh. as sasi e madhe, as sasi e vogël

Si të veprosh, si të mos veprosh

Bëj:

  • Zgjidh ushqime të pasura me Vitamin C, A dhe E: Sigurohu që fëmija juaj të konsumojë këto vitamina që janë veçanërisht të rëndësishme për sistemin imunitar. Portokalle, rrushi, ananasi (të pasura me vitamin C ); veza, qumështi, drithra (të pasura me vitamin A); molla, kajsia, mishi i pulës dhe vajra vegjetalë ( të pasura me vitamin E).
  • Lejoje fëmijën të konsumojë shumë lëngje: Konsumi i rregullt i lëngjeve është shumë i rëndësishëm për sistemin imunitar të fëmijës tuaj. Sigurohu të konsumojë shumë lëngje, veçanërisht ne sezonin e verës.
  • Inkurajoje të lajë duart disa here gjatë ditës: Eshtë e rëndësishme që fëmija juaj të bëjë zakon larjen e duarve disa herë gjatë ditës, veçanërisht para se të hajë apo përdorimit të tualetit. Përdorimi i antiseptikëve të duarve është efikas në kontrollin e transmetimit të infeksioneve me anë të duarve.
  • Sigurohu që fëmija juaj të ketë një gjumë të mirë gjatë natës: Fëmijës tuaj i duhet një gjumë i mjaftueshëm të ruajë një sistem imunitar të shëndetshëm.
  • Inkurajo aktivitetin fizik: Aktiviteti fizik i rregullt dhe lojrat e ndryshme në ajër të pastër janë tepër të rëndësishme për imunitetin e fëmijës tuaj.

Mos bëj

  • Shmang përdorimin e enëve, rrobave etj nga të tjerë: Mëso fëmijën të shmangë dhënien e rrobave, enëve të tij tek të tjerë, për të shmangur transmetimin e patogjenëve të ndryshëm.
  • Shmang fastfood-et: Stomaku ynë preket shumë shpejt nga bakteret e ushqimeve të përgatitura në mënyra johigjenike. Sigurohu që fëmija juaj të preferojë ambientin e duhur që përgatit ushqime në mënyrë higjenike.

Imuniteti që një individ zhvillon në fëmijëri, do t’a shoqërojë atë përgjatë gjithë jetës. Prindërit kanë për detyrë të mësojnë fëmijët me zakone të mira që do t’a ndihmijnë atë të ndërtojë një sistem imunitar të fortë.

Septilin shirup është një produkt fitoterapeutik unik, 100% natyral, me formulë komplekse që modifikon përgjigjen imunitare në mënyrë të sigurtë dhe efikase. Dobësimi i integritetit imunitar, faktori kryesor mbrojtës i organizmit, zakonisht rezulton me shfaqjen e shumë gjendjeve jo të shëndetshme. Mjekimet simptomatike përkohësisht lehtësojnë këto simptoma, ato nuk parandalojnë apo trajtojnë. Septilin shirup përmban shumë bimë mjekësore bioaktive të cilat kanë veti të shkëlqyera imunomodulatore, antiinflamatore, antibakteriale, antipiretike dhe antioksidante.

Të pavërtetat e kujdesit oral, sqarime!

Qarkullojnë disa keqkuptime rreth kujdesit oral që shumë nga ne as e sjellin ndërmend t’a vënë në dyshim. Ndiq këshillat e duhura për dhëmbë dhe gingiva të shëndetshme.

  • Jo e vërtetë #1: Përdorimi i fillit dentar nuk është i nevojshëm.
    E vërtetë: Ka disa hapësira ndërmjet dhëmbëve ku furça e dhëmbëve nuk mund të arrijë. Filli dentar largon mbetjet ushqimore dhe gurëzat në këto hapësira. Mospërdorimi i tij mund të shkaktojë dëmtimin e dhëmbëve.

 

  • Jo e vërtetë #2: Gjakrrjedhja nga gingivat është normale.
    E vërtetë: Gjakrrjedhja është shenja dalluese që gingivat janë të dëmtuara. Njihet ndryshe me termin mjekësor gingivitis ( gjendja e karakterizuar nga inflamacioni i gingivave). Gjakrrjedhja shkaktohet nga depozitimi i mbetjeve përgjatë anësive të gingivave. Për të ruajtur gingivat të pastra përdor fillin dentar me kujdes. Nëse gjakrrjedhja vazhdon konsultohu me dentistin tuaj.

 

  • Jo e vërtetë  #3: Nuk ka rëndësi çfarë hani përsa kohë i lani dhëmbët dy herë në ditë.
    E vërtetë: Ka disa ushqime dhe pije që mund të shfaqin efekte anësore në kavitetin oral. Produktet ushqimore si karamele, ëmbëlsirat apo pijet e gazuara përmbajnë sheqer dhe acide të ndryshme që mund të zbusin sipërfaqen e dhëmbëve. Nuk keni pse t’i evitoni plotësisht, por sigurohuni të shplani gojën me ujë të bollshëm pas përdorimit të tyre.

 

  • Jo e vërtetë#4: Sa më fort lani dhëmbët, aq më mirë.
    E vërtetë: Të lani dhëmbët fort mund të çojë në dëmtimin e gingivave dhe madje deri në humbjen e dhëmbëve. Laj dhëmbët për dy apo tre minuta me lëvizje të shkurtra dhe të lehta.

Çfarë të përdor: sapun apo larës fytyre

Sapunët kanë tendencën të largojnë vajrat natyralë nga fytyra, sa më shumë i fërkon aq më shumë lëkura e fytyrës ashpërsohet. Të vlerësojmë pse një larës fytyre është zgjidhja më e mirë për fytyrën tënde kundrejt sapunit:

  • Sapunët kanë tendencën të kenë një pH më të lartë sesa pH normal i lëkurës suaj. Kjo do të thotë që sapuni e përthith shumë shpejt ujin duke e shndërruar lëkurën të thatë dhe të dehidratuar. Substancat alkaline tek sapunët mund të japin një sërë problemesh në fytyrë.

 

  • Nga ana tjetër, pH i larësit të fytyrës është më afër pH të lëkurës suaj. Kjo do të thotë që larësi i fytyrës i ruan vajrat natyralë të lëkurës suaj. Larësi është më tepër i përshtatshëm për fytyrën, dhe nëse do të përdorni një larës fytyre herbal, do të vini re që fytyra juaj do të jetë e butë dhe e hidratuar.

Informohuni dhe zgjidhni larësin që i përshtatet më shumë lëkurës suaj!

Buzëqeshja e përkryer, mënyra naturale

Higjiena orale nuk është vetëm për të patur një buzëqeshje të përkryer. Eshtë e rëndësishme që edhe dhëmbët dhe gingivat të jenë të shëndetshme. Ndiq këto mënyra për dhëmbë që shkëlqejnë dhe gingiva të shëndetshme: Higjiena orale: Laj dhëmbët mëngjes dhe darkë, për të paktën dy minuta. Përdor produkte dentare që përmbajnë Shegë dhe Neem.  […]