Higjiena orale nuk është vetëm për të patur një buzëqeshje të përkryer. Eshtë e rëndësishme që edhe dhëmbët dhe gingivat të jenë të shëndetshme.
Ndiq këto mënyra për dhëmbë që shkëlqejnë dhe gingiva të shëndetshme:
- Higjiena orale: Laj dhëmbët mëngjes dhe darkë, për të paktën dy minuta. Përdor produkte dentare që përmbajnë Shegë dhe Neem. Këta përbërës natyralë parandalojne rënien e dhëmbëve, ulçerat e kavitetit oral dhe erën e keqe të gojës. Përdor pastrues gjuhe dhe fill dentar rregullisht.
- I thuaj jo pijeve të gazuara: Pakëso përdorimin e pijeve të gazuara. Këto pije kanë acide dhe sheqer acidik që dobësojnë enamelin e dhëmbëve, duke çuar në dëmtimin e pashmangshëm të tyre.
- Ruaj dhëmbët nga njollat: Produktet ushqimore si kafeja, çaji dhe lëngu i rrushit lëshojnë njolla në dhëmbë tuaj. Shplaj gojën bollshëm me ujë pasi të konsumoni këto lloj ushqimesh.
- Largo duhanin: Duhani në cigare jo vetëm që shkakton kancer, por edhe zverdh dhëmbët tuaj dhe është shkaktari kryesor i erës së keqe të gojës. Doni arsye më të forta për të lënë duhanin për të mirën tuaj?