Me një peshë prej gati 1.5 kilogramësh, hepari (mëlçia) është një nga organet më të mëdha dhe më rëndësishme në trupin tonë. Mëlçia depoziton minerale, vitamina dhe ndërton proteina të reja kur është e nevojshme. Gjithashtu prodhon dhe lëngun biliar që ndihmon në procesin e zbërthimit të yndyrnave. Mëlçia është organi përgjegjës për zbërthimin e ingredientëve terapeutikë në mënyrë që të përthithen me shpejtësi nga trupi. Roli mbështetës që ka ky organ ndihmon në formimin e mpiksjes së gjakut, e rëndësishme për ndalimin e hemorragjisë nga dëmtimet e ndryshme. Interesant është fakti që mëlçia ka aftësinë të rigjenerojë vetveten plotësisht.
Megjithatë, stili i jetesës dhe gjendjet shëndetësore të ndryshme mund të kompromentojnë funksionet e mëlçisë. Konsumi i alkoolit mund të çojë në tre gjendje serioze për mëlçinë – cirrozë, hepatitis alkoolik dhe dhjamosja e mëlçisë. Kjo e fundit mund të shkaktohet edhe si pasojë e obezitetit. Tymrat toksikë nga bojrat, aerosol të ndryshëm etj, depërtojnë në trup nga mikrovazat e mushkërisë dhe nëpërmjet qarkullimit të gjakut kalojnë në mëlçi, ku mund të shkaktojnë dëmtimin e saj.
Hepatiti A, forma më e lehtë e hepatiteve transmetohet nëpërmjet rrugës fekale-orale. Kjo formë hepatiti dëmton në mënyrë të shpejtë qelizat heaptike. Hepatiti B dhe C, transmetohen nëpërmjet rrugëve të gjakut dhe atyre seksuale. Këto forma hepatiti janë shkatërruese për qelizat hepatike, ndaj rekomandohen vaksina parandaluese.

Çfarë i duhen mëlçisë suaj…

• Hudhra njihet për aktivizimin e enzimave hepatike të cilat pastrojnë toksinat nga trupi.
• Zarzavate me gjethe jeshile, të pasura me klorofile si spinaqi, brokoli, sallata etj janë detoksifikues shumë të mire. Të tjera si çikorja rrisin prodhimin e bilës, e rëndësishme për tretjen e yndyrnave.
• Turmerik apo Shafrani indian është subjekt i shumë kërkimeve shkencore për vetitë antikancerogjene, vetitë detoksifikuese të kancerogjenëve të njohur dietikë.
• Limoni dhe limoni jeshil përmbajnë sasi të larta të vitaminës C, e cila ndihmon trupin të sintetizojë materiale toksike që janë të tretshme në ujë, me qëllim që të eliminohen nga trupi dhe jo të depozitohen në trup. Pirja e lëngut të freskët të limonit në mëngjes, stimulon funksionet e mëlçisë.
• Rrepa dhe karrota ndihmojnë mëlçinë të eliminojë toksinat e metaleve të rënda nga trupi. Ato kanë sasi të mëdha flavonoidesh dhe beta-karotene që përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm të trupit tonë.

Liv.52, LiverCare është një produkt fitoterapeutik unik, 100% natyral, me formulë komplekse që mbron heparin në mënyrë të sigurtë dhe efikase. Liv.52 ka efekte të shumëfishta; tonik, hepatoprotektor kompleks, koleretik, kolecistokinetik, stimulon oreksin,karminativ, antiemetik, laksativ në rastet e konstipacionit kronik, diuretik, antiedematoz, hipolipemiant dhe antianemik.