Hemorroidet, pohimet e sakta dhe të pasakta rreth tyre
Hemorroidet, shkaqet e tyre:
Edhe pse shumica e pacientëve diagnostikohen me hemorroide pas moshës 30 vjeç, e vërteta është se hemorroidet janë të përhapura më shumë nga ç’mendojmë. Shkaqet kryesore të kësaj gjendje janë:
- Konstipacioni kronik
- Diarrea kronike
- Shtatzania dhe lindja
- Obeziteti
- Të ulurit për një kohë të gjatë
- Ngritja e peshave të rënda
- Mosha
Më poshtë janë renditur disa pohime të sakta dhe të pasakta rreth tyre:
- E pasaktë: -Mjafton të shfaqen njëherë hemorroidet, dhe ato do të jenë një problem që do të ripërsëritet gjithmonë.
E saktë: Kjo nuk ndodh gjithmonë, veçanërisht tek personat që zhvillojnë hemorroide për shkak të një situate të përkohshme si shtatzania, lindja apo shtrëngimi për stimulimin e zbrazjes së zorrës etj. Shumica e trajtimeve të hemorroideve janë efikase, por për të parandaluar përsëritjen e tyre duhet të kemi një dietë të pasur me fibra, fruta dhe shumë lëngje për zbutjen e feçeve.
- E pasaktë: Vetëm të moshuarit zhvillojnë hemorroide.
E saktë: Edhe pse është e vërtetë se rreth gjysma e individëve kanë zhvilluar hemorroide në moshën 50 vjeçare, mosha e madhe nuk është shkaku kryesor i hemorroideve. Faktorë risku të tjerë janë shtatzania, konstipacioni kronik (kapsllëku), obeziteti etj. Individët e moshuar që kanë tendencë të zhvillojnë hemorroide duhet të ndjekin disa hapa të thjeshtë: të paktën 8 gota ujë në ditë, dietë e pasur me fibra dhe fruta, zarzavate, drithra, shmangia e pozicioneve ulur për një kohë të gjatë, shtrëngime të panevojshme, pesha të rënda etj.
- E pasaktë: -Hemorroidet nuk janë të shpeshta dhe kaq të sikletshme.
E saktë: Në fakt, hemorroidet janë të shpeshta si në burra, ashtu edhe në gra, dhe gati gjysma e njerëzve zhvillojnë hemorroide gjatë jetës së tyre. Hemorroidet janë shumë të sikletshme dhe të dhimbshme.
- E pasaktë: -Hemorroidet janë të vështira për t’u trajtuar.
E saktë: Ka shumë mënyra për të trajtuar hemorroidet, nga ato minimale në kushte shtëpiake deri tek mjekimet efikase apo dhe procedurat kirurgjikale. Të gjitha trajtimet me barna janë relativisht të lehta dhe pa dhimbje.
- E pasaktë: -Hemorroidet rrisin riskun e kancerit kolonorektal.
E saktë: Nëse një person dyshon se ka hemorroide, është shumë e rëndësishme një vizitë tek mjeku për të përjashtuar çdo ndërlikim serioz. Megjithatë, zhvillimi i hemorroideve në asnjë mënyrë nuk është tregues i një risku për kancer.
- E pasaktë: -Ata që kanë dietë të pasur me fibra nuk duhet të shqetësohen për hemorroidet.
E saktë: Edhe pse konsumi i fibrave është një nga mënyrat e parandalimit të zhvillimit të hemorroideve, ajo nuk është e vetmja mënyrë. Zakonet e përdorimit të tualetit influencojnë shumë në zhvillimin e hemorroideve. Shmang qëndrimin ulur për një kohë të gjatë në tualet, shtrëngimin gjatë defekimit etj. Përveç konsumit të fibrave, 8 gota ujë në ditë janë thelbësore.
Trajtimi i hemorroideve dhe variçeve me Pilex
Kombinimi i Pilex tableta dhe Pilex pomadë redukton me efikasitet përmasat hemorroidale, përmirëson simptomat (dhimbje, gjakrrjedhje, prurit), si dhe korigjon konstipacionin kronik që shpesh
shoqëron rastet hemorroidale. Mekanizmi i veprimit të Pilex tableta dhe pomadë është kompleks. Ekstraktet bioaktive të Pilex shfaqin
veti të fuqishme anti-inflamatore dhe analgjezike. Vetitë antioksidante mbrojnë nga dëmtimi i radikaleve të lira si dhe tonifikojnë paretet venoze. Bioflavonoidet (rutina, kuercetina, hesperidina) të kombinuara me vitaminën C ruajnë strukturën normale të kolagjenit, forcojnë tonusin e pareteve venoze dhe rregullon përshkueshmërinë kapilare. Veprimi antibakterial parandalon infeksionet, kurse veprimi hemostatik ndihmon në ndalimin e hemorragjive hemorroidale. Veprimi antihistaminik redukton pruritin rreth anusit, ndërsa veprimi cikatrizues përshpejton shërimin. Veprimi laksativ i përbërësve korrigjon konstipacionin kronik të lidhur me hemorroidet.