Të pavërtetat e kujdesit oral, sqarime!
Qarkullojnë disa keqkuptime rreth kujdesit oral që shumë nga ne as e sjellin ndërmend t’a vënë në dyshim. Ndiq këshillat e duhura për dhëmbë dhe gingiva të shëndetshme.
- Jo e vërtetë #1: Përdorimi i fillit dentar nuk është i nevojshëm.
E vërtetë: Ka disa hapësira ndërmjet dhëmbëve ku furça e dhëmbëve nuk mund të arrijë. Filli dentar largon mbetjet ushqimore dhe gurëzat në këto hapësira. Mospërdorimi i tij mund të shkaktojë dëmtimin e dhëmbëve.
- Jo e vërtetë #2: Gjakrrjedhja nga gingivat është normale.
E vërtetë: Gjakrrjedhja është shenja dalluese që gingivat janë të dëmtuara. Njihet ndryshe me termin mjekësor gingivitis ( gjendja e karakterizuar nga inflamacioni i gingivave). Gjakrrjedhja shkaktohet nga depozitimi i mbetjeve përgjatë anësive të gingivave. Për të ruajtur gingivat të pastra përdor fillin dentar me kujdes. Nëse gjakrrjedhja vazhdon konsultohu me dentistin tuaj.
- Jo e vërtetë #3: Nuk ka rëndësi çfarë hani përsa kohë i lani dhëmbët dy herë në ditë.
E vërtetë: Ka disa ushqime dhe pije që mund të shfaqin efekte anësore në kavitetin oral. Produktet ushqimore si karamele, ëmbëlsirat apo pijet e gazuara përmbajnë sheqer dhe acide të ndryshme që mund të zbusin sipërfaqen e dhëmbëve. Nuk keni pse t’i evitoni plotësisht, por sigurohuni të shplani gojën me ujë të bollshëm pas përdorimit të tyre.
- Jo e vërtetë#4: Sa më fort lani dhëmbët, aq më mirë.
E vërtetë: Të lani dhëmbët fort mund të çojë në dëmtimin e gingivave dhe madje deri në humbjen e dhëmbëve. Laj dhëmbët për dy apo tre minuta me lëvizje të shkurtra dhe të lehta.
sensi relief pasta me e mire per mua. me ndihmoi ne sherimin e gingivave